Në këto ditë të nxehta korriku Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka gjetur kohë të vizitojë Varrezat Monumentale të Kllogjerit. Gjesti është përshëndetur nga "Fondacioni Çamëria Hasan Tahsini".
"Fondacioni përshëndet gjestin simbolik të Presidentit të Republikës i cili, gjatë vizitës në Konispol, vuri një kurorë me lule në Varrezat Monumentale të Kllogjerit, ku prehen eshtrat e 2900 prej martirëve të genocidit grek ndaj Çamërisë, që vdiqën nga stërmundimi, sëmundjet dhe uria, menjëherë pas mbërritjes në Shqipëri pas masakrave të viteve 1944-1945.
Fondacioni shpreh bindjen se ky gjest është bërë në emër të asaj arsyeje kombëtare dhe historike, që buron nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe vlerat Universale të të Drejtave të Njeriut.
Ne e vlerësojmë dhe e mirëpresim kujtesën dhe respektin që Presidenti tregon ndaj tyre duke vlerësuar të drejtën historike të popullit tonë.
Ne vlerësojmë mesazhin e paqes dhe të drejtës mbi jetën që përcolli vizita e presidentin në Kllogjer."- shkruajnë ato në rrjetin social facebook. A.K./TemA