TV LIVE
Nga Bota
15 July 2024
Donald Trump jep intervistën e parë pas atentatit

Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump, një ditë pasi i shpëtoi një atentati me armë ku mbeti i plagosur, ka dhënë një intervistë për mediat amerikane në bordin e avionit të tij privat.

Trump tha se është mrekulli që ai është gjallë dhe se rrotullimi i tij saktësisht në kohën e duhur dhe në momentin e duhur, i shpëtoi jetën.

“Doktori në spital tha se ai kurrë nuk kishte parë diçka të tillë, ai e quajti një mrekulli. Unë nuk supozohet të jem këtu, supozohet të kem vdekur.

 

Gjëja më e pabesueshme ishte se më ndodhi jo vetëm të rrotullohesha, por të rrotullohesha saktësisht në kohën e duhur dhe në momentin e duhur. Nëse do të isha kthyer vetëm gjysmë, do të goditesha në pjesën e pasme të trurit. Nëse do të isha kthyer nga ana tjetër, do të kishte kaluar drejt e në kafkë. Shanset që unë të bëja një kthesë perfekte ishin ndoshta një e dhjeta e 1%, kështu që nuk duhet të jem këtu”, tha ish-presidenti amerikan.

Trump foli me fjalët më të mira për agjentët e Shërbimit Sekret që e mbuluan atë ndërsa ai ishte në skenë. Trump gjithashtu, pranoi se ajo që ndodhi në Pensilvani po ndryshon fushatën e tij zgjedhore.

Siç shpjegoi ai, para këtyre ngjarjeve kishte planifikuar një fjalim shumë agresiv.

Mendoj se do të ishte shumë keq nëse do të filloja të them se sa të këqij dhe të korruptuar janë të gjithë, edhe nëse është e vërtetë. Nëse kjo nuk do të kishte ndodhur (përfshirë atentatin) do të kisha pasur një fjalim që do të ishte shumë i ashpër. Tani do të kem një fjalim që do të jetë më unifikues”, shtoi Trump.



Të ndryshme
Më shumë