TV LIVE
Sport
15 July 2024
Ecuri fantastike, Spanja barazon rekordin e Brazilit

Spanja ka fituar të 7 ndeshjet e tyre në Euro 2024, duke filluar nga dueli i parë 3-0 ndaj Kroacisë, për të vazhduar 1-0 ndaj Italisë, 1-0 ndaj Shqipërisë, 4-1 ndaj Gjeorgjisë, 2-1 ndaj Gjermanisë, 2-1 ndaj Francës dhe 2-1 ndaj Anglisë.

Kështu, ata u bënë përfaqësuesja e parë që fiton të 7 ndeshjet në historinë e këtij turneu për të arritur te trofeu.

Në fakt, vetëm një përfaqësuese më parë kishte fituar një turne madhor duke i fituar të 7 ndeshjet dhe bëhej fjalë për Brazilin i cili në vitin 2002, triumfoi në Botëror pasi regjistroi 7 fitore në rrugëtimin e tij.



Të ndryshme
Më shumë