TV LIVE
Sport
11 July 2024
Kolumbia shkon në 28 ndeshje pa humbje, mund Uruguain dhe “fluturon” në finalen e Kupës së Amerikës

Kolumbia është finalistja e dytë e Kupës së Amerikës, pas fitores 0-1 kundër Uruguait më gjysmëfinalen e luajtur në Charlotte.

Sfida nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, teksa takimi u zhbllokua në minutën e 39’ nga Lerma pas një asisti të James Rodriguez.

Gjërat u vështirësuan për kolumbianat, të cilët ngelën me 10 lojtar pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Munoz në fundin e pjesës së parë. Gjithsesi ata arritën të ruanin rezultatin deri në fund, me uruguaianët që pavarësisht tentativa, nuk arritën të gjenin dot rrjetën.

Kështu Kolumbia do të ndeshet në finale me Argjentinën e Messit në orët e para të mëngjesit të 15 korrikut.



Të ndryshme
Më shumë