TV LIVE
Teknologji
11 July 2024
Google sjell funksionalitetet e reja Gemini dhe WearOS 5 në pajisjet Samsung

Së bashku me lançimin e pajisjeve të reja Galaxy Z Flip 6 dhe Galaxy Z Fold 6 në evenimentin Unpacked 2024 dhe orët e reja inteligjente Galaxy Watches, Google tha ditën e Mërkure se do të sillte disa prej veçorive të saj në disa aplikacione në pajisjet e reja.

Gjiganti i kërkimit është duke përditësuar aplikacionin Android të Gemini për të qenë më i përshtatshëm për telefonët me ekrane me palosje ku përdoruesit mund të shfrytëzojnë Gemini në ndërfaqet e ndarjes së ekranit apo mbivendosjes.

Duke tërhequr nga cepat e ekraneve ose duke thënë “Hey Google”, Gemini aktivizohet automatikisht duke zëvendësuar kështu Google Assistant.

Versioni i ri i aplikacionit për pajisjet Samsung gjithashtu i hap rrugë pyetjeve për një video që mund ta keni parë në platformën YouTube. Këto funksionalitete do të jenë të disponueshme në pajisjet me ekrane me palosje në muajt në vijim.

Google prezantoi funksionalitetin “Rretho për të Kërkuar” në telefonët Galaxy S24 në fillim të vitit. Ditën e Mërkure kompania tha se do të zgjerojë këtë funksionalitet duke ofruar mbështetje për ekuacionet matematikore dhe skanimin e barkodeve ose kode QR. Google tha se versioni i ri i “Rretho për të Kërkuar” do të jenë i disponueshëm për më shumë pajisje në fund të këtij viti.

Gjithashtu në muajin Maj YouTube solli funksionalitetin “multiview” në telefontët dhe tabletët Android ndërsa mund të shikonit deri në katër video njëkohësisht në ekran. Ky funksionalitet tashmë do të ofrohet edhe në Galaxy Z Fold 6.

Së fundi Samsung tha se Galaxy Watch 7 dhe Galaxy Watch Ultra do të shiten me platoformën WearOS 5. /PCWorld Albanian



Të ndryshme
Më shumë