TV LIVE
Nga Bota
10 July 2024
Tragjedi në Indi/ Autobusi përplaset me cisternën, 18 të vdekur

Të paktën 18 persona humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën në veri të Indisë kur një autobus u përplas me një cisternë në shtetin Uttar Pradesh.

Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Indi, ku sipas vlerësimeve të qeverisë,  168,000 persona kanë humbur jetën në vitin 2022.

Në maj, të paktën 21 njerëz u vranë dhe më shumë se 50 u plagosën pas përplasjes së një autobusi.



Të ndryshme
Më shumë