TV LIVE
Sport
10 July 2024
Messi ndihmon Argjentinën të kalojë në finale të Kupës së Amerikës

Lionel Messi ka shënuar njëri nga dy golat e Argjentinës dhe ka ndihmuar ‘Albiçelestët’ të kualifikohen në finale të Kupës së Amerikës.

Të martën pas mesnate, Argjentina mposhti Kanadanë në gjysmëfinale me rezultat të njëjtë si në ndeshjen e grupeve 2:0.

Julian Alvarez në minutën e 22-të dhe Lionel Messi në të 51-n i siguruan fitoren Argjentinës. Për Messin, ishte goli i parë në garën e sivjetmë.

Në finale, Argjentina e pret fituesin mes Kolombisë ose Uruguait.

Argjentinasit po kërkojnë trofeun e 16-të të Kupës së Amerikës.



Të ndryshme
Më shumë