Fshati Qeparo, 13 kilometra në jug të Himarës, është një prej destinacioneve turistike me një kombinim perfekt të detit dhe malit.
Turistët të cilët zgjedhin të kalojnë pushimet verore në jug të vendit, mund të vizitojnë edhe Manastirin e Shën Dhimitrit.
Objekti kishtar konsiderohet një perlë e arkitekturës dhe trashëgimisë kulturore.
Manastiri i Shën Dhimitrit ndodhet në fshatin e poshtëm të Qeparoit, me mure të bardha dhe i rindërtuar ashtu si dhe kisha me të njëjtin emër.
Manastiri është ndërtuar brenda një ansambli ku ndodhet ndërtesa e shkollës dhe e personelit të kishës.
Manastiri i Shën Dhimitrit është ndërtuar në formën më të plotë rreth viteve 1730. Ikonostasi prej druri, me figura engjëjsh dhe gjethe akanthi i kishës, përbëjnë një pasuri kulturore të fshatit por që sipas DRTK Vlorë, pjesërisht është grabitur prej vizitorëve trafikantëve ilegalë po edhe “ruajtësve të monumenteve kulturore”.