TV LIVE
Nga Rajoni
9 July 2024
Dosja “Xibraka”, kreu i SPAK Altin Dumani: Gazment Bardhi nuk ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës

​​​​​​Ditën e djeshme, kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, mbajti një takim me gazetarët, ku u pyet në lidhje me ngjarje sensitive dhe ecurinë e hetimeve për to.

Ai u pyet mes të tjerave edhe në lidhje me dosjen Xibraka, për të cilën kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se ka bërë kallëzim ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramës.

Kreu i SPAK bëri me dije se në lidhje me këtë dosje është çelur një hetim që është në vijim, por ka sqaruar se kreu i grupit të PD nuk ka bërë asnjë kallëzim, ndryshe nga sa ai ka pretenduar në deklaratat mediatike.

“Qartësisht nuk ka bërë kallëzim”, ka deklaruar ai ndër të tjera.

Biseda me gazetarët:

– Përmes një shkrese që ka nxjerrë në “Facebook” Gazment Bardhi rezulton që keni hapur dosjen “Xibraka”, a ka bërë kallëzim Bardhi? Dhe e dyta, me një kallëzim të PD, fraksioni Basha ndaj Belinda Ballukut lidhur me një tender në portin e Durrësit, është regjistruar kallëzimi? Ka persona nën hetim?

Dumani: Për pyetjen e parë, po SPAK ka rifilluar hetimet dhe ka regjistruar procedim penal për dosjen “Xibraka”, po hetohet.

Ne kemi disponuar mosfillimin dhe thuhet qartësisht që nuk ka bërë kallëzim Bardhi. Për pyetjen e dytë, nuk e kam këtë informacion. Jo çdo gjë që bëhet në institucion e kam. Jam i pa përgatitur në këtë pyetje.



Të ndryshme
Më shumë