TV LIVE
Sport
9 July 2024
U eliminua nga Euro 2024, Granit Xhaka bën paraqitjen e parë krah bashkëshortes

Zvicra lirshëm mund të thuhet se ka qenë njëra nga kombëtaret që ka shkëlqyer më së shumti në Euro 2024.

Megjithatë, aventura e tyre përfundoi pak ditë më parë pasi u skualifikuan nga Anglia.

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, pas kësaj në ndërkohë nuk është shfaqur më në rrjete sociale.

Ai së fundmi ka bërë paraqitjen e parë bashkë me partneren e tij, Leonita Lekajn.

Ka qenë bukuroshja që ka ndarë një postim në InstaStory, ku shihen dorë për dore.

Ajo është një nga përkrahëset më të mëdha të tij jo vetëm në këtë Kampionat Evropian, por thuajse në çdo ndeshje.

Duket se pas eliminimit, futbollisti shqiptar ka vendosur të kalojë më shumë kohë me familjen.



Të ndryshme
Më shumë