TV LIVE
Nga Rajoni
8 July 2024
Njihuni me gruan nga Elbasani, që punon si pompiste nafte prej më shumë se 50 vitesh

Të merresh me makinat e vjetra dhe për më tepër ti riparosh ato, duket se është një profesion burrash, por shembulli i Agime Mehallës  nga Elbasani  thotë të kundërtën, Ajo punon si pompiste prej disa dekadash.

“Jam 67 vjeç dhe kam punuar që 16 vjeç në këtë profesion. Ishim dy motra binjake mua më doli për infermiere asaj për mekanike e ndërruam profesionin sepse ajo ishte më e dobët”, u shpreh Agime Mehalla.

Ajo i kaloi vitet më të bukura të rinisë së saj duke riparuar mjete bujqësore si zetor, traktorë, kombajna, moto kultivatorë  pa u lodhur asnjëherë dhe duke e dashuruar punën.

“Unë merrem me mjete bujqësore por edhe me makina para vitit 2000’. Me të “vjedhur” e kam mësuar profesionin, shiko njërin, shikon tjetrin”, tha Agimja.

Si çdo e re do kishte dashur të merrte një profesion tjetër por mbeti aty për dekada me radhë duke punuar dhe bërë emër  tek të gjithë ata që e njohën dhe punuan  bashke me të.

Ajo thotë se çdo punë është e mirë kur e bën me pasion, por jo pa shqetësim vëren se të rinjtë nuk e duan këtë zanat, pavarësisht se është mjaft i nevojshëm par klientët.



Të ndryshme
Më shumë