Një aplikacion që merr një pamje të re në iOS 18 është aplikacioni Photos.
Bëhet e ditur se treshja drejtuese e Apple, Jon McCormak, Della Huff dhe Billy Sorrentino, kanë diskutuar ridizajnimin e aplikacionit.
Aplikacioni i ridizajnuar Photos do të gjendet në iOS 18, iPadOS 18 dhe MacOS Sequoia dhe do të mundësohet nga Apple Intelligence.
Kjo e fundit është ajo që kompania po e quan zhytjen e saj të parë në botën e Inteligjencës Artificiale (AI), shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Apple ka thënë më parë se aplikacioni Photos do t’i nënshtrohet “ridizajnimit më të madh ndonjëherë” me përditësimin e iOS 18.
Aplikacioni, së bashku me Safari dhe Mail, është një nga aplikacionet më të përdorura në iOS.
Veçoritë që vijnë në të përfshijnë një ndërfaqe të re me një rrjet të vetëm me muajin dhe vitin e listuar më poshtë për ta bërë më të lehtë gjetjen e një fotoje ose videoje të realizuar në një datë specifike.
Një veçori tjetër e re do të organizojë fotot dhe videot sipas temës.
Siç raportohet, versioni i qëndrueshëm dhe përfundimtar i iOS 18 pritet të dalë në shtator. /Telegrafi/