Reperi i dashur për publikun shqiptar, Big Basta, ka qenë mbrëmjen e së premtes i ftuar në emisionin “Top Arena”, në Top Channel.
Gjatë intervistës me Alesia Bamin, Big Basta zbuloi pasionin e madh të djalit të tij për futbollin.
Reperi i njohur u shpreh se e ka të sigurt se djali i tij do të jetë në të ardhmen futbollist i Kombëtares.
Pjesë nga intervista:
Alesia Bami: A është e vërtetë që djali i Big Bastës në të ardhmen do të jetë futbollist i Kombëtares shqiptare?
Big Basta: Po 100%
Alesia Bami: Luan futboll?
Big Basa: Domethënë ai i ka të treja mundësitë, ose të bëhet i Shqipërisë, ose të bëhet i Kosovës ose i Zelandës së Re, ai do të jetë i Shqipërisë.
Alesia Bami: Do donim shumë t’a kishim te Kombëtarja e Shqipërisë. Në çfarë roli ka qejf të luaj?
Big Basta: Ai ka qejf në sulm, por edhe mesfusha i pëlqen shumë.