TV LIVE
Teknologji
5 July 2024
Përditësimi i fundit i Windows 11-ës përçan përdoruesit

Microsoft ka ndarë të ardhmen e kompjuterëve Windows në dy grupe përdoruesish: ata që kanë një kompjuter Copilot+ dhe ata që nuk e kanë një të tillë.

Microsot thotë se versioni më i fundit i Windows 11-ës, që është versioni 24H2, do të ofrohet vetëm për ata që kanë kompjuterë Copilot+

Të shtunën e kaluar kompania tha se ka rinisur lançimin e Windows 11-ës versioni 24H2 në kanalin Release Preview me ndërtimin 26100.863.

Microsoft shton se ky version do të jetë i disponueshëm vetëm për kompjuterët Copilot+.

Që prej Majit 2024, Statcounter gjeti se Windows 10 është ende sistemi operativ dominues në botë me 64.7 përqind të tregut vetëm në SHBA.

Në kontrast Windows 11 ka vetëm 32.3 përqind të tregut.

Duke u investuar me Windows 11 vetëm në kompjuterët Copilot+, Microsoft po kufizon akoma më tutje shtrirjen e Windows 11.

Microsoft e ka ndarë zhvillimin e sistemit operativ në tre grupe: Windows 10, Windows 11 (me harduerë të vjetër) dhe Windows 11 (kompjuterët Copilot+.)

Windows 11 24H2 është i disponueshëm për tu testuar, por vetëm për ata që kanë një harduer Copilot+. /PCWorld Albanian

 



Të ndryshme
Më shumë