Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Sot është dita e tretë e dëshmisë së Bislim Zyrapit në Speciale.
Dëshmitari Bislim Zyrapi pohoi se Jakup Kransiqi ka qenë zëvendëskomandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjatë periudhës së 1998-së.Dëshmitari tha se Shtabi i Përgjithshëm ka pasur takime të vazhdueshme për shkak të situatës së luftës, mirëpo ato me komandantët e zonave ishin më të rralla.
Dëshmitari Bislim Zyrapi gjatë dëshmisë së tij ka treguar se ka pasur nofkën “Bisi” në kohën e luftës dhe se me këtë emër i është drejtuar Rexhep Selimi