TV LIVE
Nga Bota
2 July 2024
Japonia lëshon me sukses satelitin e avancuar për vëzhgimin e Tokës

Japonia ka lëshuar me sukses një satelit për vëzhgimin e Tokës nga një raketë H3.

Bëhet e ditur se raketa H3 u ngrit nga Qendra Hapësinore Tanegashima në një ishull japonez dhe lëshoi ngarkesën e saj rreth 16 minuta më vonë, duke e vendosur atë në një orbitë të synuar siç ishte planifikuar, ka njoftuar Agjencia Japoneze e Kërkimit të Hapësirës Ajrore (JAXA).

Sateliti i avancuar i vëzhgimit të tokës, ose ALOS-4, ka për detyrë kryesisht vëzhgimin e Tokës dhe mbledhjen e të dhënave për reagimin ndaj fatkeqësive dhe hartimin e hartave, duke përfshirë aktivitetin vullkanik dhe sizmik dhe lëvizjet e tjera të tokës.

Është gjithashtu i aftë të monitorojë aktivitetin ushtarak, siç janë lëshimet e raketave, me një sensor infra të kuq të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes.



Të ndryshme
Më shumë