TV LIVE
Teknologji
2 July 2024
“Thirrje zgjimi”, studimi: Inteligjenca artificiale mposht trurin e studentëve

Risit ë fundit të teknologjisë duket se po nxjerrin “jashtë loje” aftësitë njerëzore. Një studim i fundit ka zbuluar se studentët e rremë duke përdoru AI kanë arritur të mposhtin trurin e studentëve realë. Studiuesit e Universitetit të Reading krijuan 33 studentë fiktivë dhe përdorën mjetet e AI ChatGPT për të gjetur përgjigjet e një provimi. Sipas këtij studimit studentët e AI arritën të kishin mesatarisht një gjysmë niveli më lartë se studentët realë. Në raportin e nxjerrë thuhet se këto rezultate janë shokuese, njëkohësisht edhe shqetësuese. Studentët mund të kopjojnë në provime me anë të AI, duke marrë nota më të larta nga sa ata meritojnë.

Profesori Peter Scarfe i cili drejtoi dhe studimin tha se gjetjet e tyre duhet të jenë një “thirrje zgjimi” për arsimtarët.

“Hulumtimi ynë tregon se është me rëndësi ndërkombëtare të kuptojmë se si AI do të ndikojë në integritetin e arsimit. Ne nuk do të kthehemi domosdoshmërish në provimet e shkruara me dorë. Por sektori global i arsimit do duhet që të evoluojë përballë AI,”  tha ai. Por ky nuk është raporti i fundit që i dedikohet kërcënimeve që sjell ChatGPT aq më tepër për arsimimin. Më herët një artikull i publikuar në “The Guardian” jepte rezultatet e një studimi. Sipas të cilit kishte rezultuar se pjesa më e madhe e studentëve kishin përdorur AI në provimet e tyre. Kjo u kuptua pasi teksti ishte i paredaktuar dhe fjalitë nuk kishin lidhje logjike me njëra-tjetrën.



Të ndryshme
Më shumë