Kryeministri Edi Rama ka treguar prapaskenat nga takimi që ka pasur sot me mjekët dhe stafin e spitalit Onkologjik në QSUT.
Ai tha se stafi i këtij spitali ishte i rrënuar psikologjikit për shkak të skandalit që ndodhi tek Onkologjiku.
Mes të tjerash ai shtoi se përgjegjësia është individuale për secilin mjek apo infermier.
“Përgjegjësi e tyre është individuale, duhet ta mbajmë para ligjit dhe para zotit. Përgjegjësia juaj si institucion spitalor është të reagoni dhe të kujdeseni për funksionim e përditshme. Për të shtyrë çdo hap, reformimin, hap pas hapi të këtij institucioni. Takimi me skuadrën e Onkologjikut para se të vija këtu ishte mbresëlënës. Në kuptimin negativ për rrënimin psikologjik dhe moral të të gjithëve që është e natyrshme se janë më afër nga të gjithë ndaj këtyre merimangave.”, tha Rama.