Pas një operacioni të suksesshëm ushtarakë, dhjetëra ushtarë rusë janë dorëzuar para burrave dhe grave të Brigadës së 40të ukrainase.
Këtë e ka konfirmuar ministria e Brendshme ukrainase në një postim në Facebook, ku shihen ushtarët rusë duke u dorëzuar.
U raportua se shumica e rusëve që u kapën robër ishin rekrutë, të cilët do të ishin vrarë në luftë, por zgjodhën jetën dhe ulën armët, u tha nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.
Atyre madje u është ofruar ndihma e parë mjekësore, për faktin se disa prej tyre ishin plagosur në fushëbetejë, para se të pranonin të dorëzoheshin.
“Mizoritë, vrasja e civilëve, torturat dhe abuzimet e njerëzve të paarmatosur janë mënyra e Rusisë. Ushtarët ukrainas janë luftëtarë që kanë nder dhe dinjitet, kështu që ata i trajtojnë të burgosurit armik në mënyrë njerëzore”, shtuan ukrainasit.
Rusët po mbajnë me forcë më shumë se 14,000 civilë ukrainas në robëri dhe është më e vështirë t’i rikthejnë ata sesa ushtrinë apo fëmijët.