Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi ka reaguar edhe ndaj zhvillimeve të fundit në Agjencinë e Zbulimit, gjegjësisht me emërimet e fundit nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova.
“Me VLEN-in nuk ka vend për shqiptarët as në Presidencë.
Presidentja të cilës i dhanë përkrahje maksimale Koalicioni humbës, shkelësit e legjitimitetit shqiptar, nuk lejon as zëvendës drejtor në Agjencinë për Zbulim.
Ka reaguar edhe Bujar Osmani:
“Për herë të parë pas vitit 2001, agjencia e zbulimit është pa asnjë drejtues shqiptar. Kjo nuk është më çështje e betejave politike, është situatë serioze dhe alarmante”.