TV LIVE
Nga Rajoni
29 June 2024
Pacolli merr titullin “Doctor Honoris Causa” në Gjenevë

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli është dekoruar sot me titullin “Doctor Honoris Causa” për meritat e jashtëzakonshme në krijimin e miqësive të Kosovës me shtetet e botës dhe kontributin humanitar ndërkombëtar, nga Geneva School of Diplomacy and International Relations”, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet dhe ish-zonja e parë Maria Pacolli nderohen nga Gjeneva ndërkombetare me cmimin e "Doktor Honoris Causa"

Sot, “Geneva School of Diplomacy and International Relations” ka dekoruar me titullin “Doctor Honoris Causa” për meritat e jashtëzakonshme në krijimin e miqësive të Kosovës me shtetet e botës dhe kontributin humanitar ndërkombëtar. Njëkohësisht, bashkëshortja e tij,  Masha Pacolli, nga i njejti universitet  u dekorua me titullin “Master Honoris Causa” për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën humanitare, pikërisht per ndihmën grave viktima të dhunës së luftës së fundit në Kosovë.

Image

Shkolla e Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Gjenevë (Geneva School Of Diplomacy & International Relations) sot në praninë e qindra pjesmarrësve, kryesisht akademikë, ambasadorë dhe autoritete zvicerane, ka nderuar ish-preisidentin dhe ish-shefin e diplomacise kosovare, z.Behgjet Pacollin me cmimin "Doktor Honoris Causa".  Një cmim i ngjashë (Master Honoris Causa) ju dha po ashtu edhe bashkëshortës së tij, Maria Pacollit, presidente e Fondacionit Zviceran "Ibrahim Kodra", çmime këto që ju jepen personaliteteve botërore për rolin dhe kontributin e tyre për paqe, dialog dhe humanizëm në vendin e tyre si dhe në rajon, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Prof. Dr. Colum Murphy, fondator dhe president i GSD: Krenar Kosova, shqiptarët dhe ne me ciftin Pacolli me zemër të madhe!

Image

Prof. Dr. Colum Murphy, themelues dhe president i GSD: Krenare është Kosova, shqiptarët, dhe ne me çiftin Pacolli me zemër të madhe. Fillimisht për veprën në fushën diplomatike, të biznesit dhe humanitare të Behgjet Pacollit ka folur para te pranishmëve prof. Dr. Colum Murphy, themelues dhe president i Shkollës së Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Gjenevë (GSD), si dhe dekani i univresitetit GSD-së Dr. Athar Sultan-Khan.

"Zotëri dhe zonja Pacolli janë një qift shembullor dhe inspirues për diplomaci, biznes, kulturë dhe humanizëm. Këta dy sot janë mysafirët tanë kryesore të organizuar nga Shkolla e Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Gjenevë. Zoti Pacolli është një lobues i shkëlqyeshem në favor të njohjeve të Kosovës, njëherit, njëri ndër themeluesit e shtetit te Kosovës dhe nga nënshkruesit e deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Pacolli është një lider i AKR-së dhë një biznesmen i njohur në botë dhe humanist në Kosovë dhe ballkan. Thenë shkurt, z.Pacolli kurrë nuk e ka larguar shikimin nga të varfurit, fëmijet e dëshmorëve, invalidëve e njerzëve të tjerë me nevoja për t’ju ndihmuar. Bujaria dhe humanizmi i këtij burrështeti nga Kosova është bërë legjendare… ", ka deklaruar sot para te parnishmëve Dr. Colum Murphy, themelues dhe president i GSD.

Pacolli: Faleminderit luftëtarëve tanë dhe ndërkombëtarëve, sidomos SHBA-ve dhe NATO-s për lirinë dhe demokracinë qé e gëzojmë sot!

Ndërsa z.Behgjet Pacolli në fjalimin e tij u fokusua në situatën në Kosovë, para, gjatë dhe pas luftës, deri tek pavarësia e saj. Ai akuzoi ish-regjimin e Miloshevicit për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë. Sipas zotëri Pacollit, Kosova në këto dy dekadat e fundit ka avancuar në proceset demokartike dhe në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit. Poashtu, përparimi vërehet edhe në funksionimin e shtetit juridik, falë liderëve dhe qeverive të pas-luftës deri më sot.  "Faleminderit luftëtarëve tanë dhe ndërkombëtarëve, sidomos SHBA-ve dhe NATO-s për lirinë dhe demokracinë që e gëzojmë sot!" ka thëne z.Pacolli.

Image

Ne vazhdim Dr. Murphy, president i GSD-së ka thënë se "Zonja Maria Pacolli, si presidente e Ibrahim Kodra Swiss Foundation, ka merita te mëdha në fushën e kulturës dhe humanizmit. Kjo e ka shëndërru storjen e saj në legjendare. Zonja Pacolli është një grua e fortë e cila punon shumë por në heshtje dhe pa zhurmë. Për të më shumë flet puna e saj se sa fjalët. Ajo vlerësohet lartë me angazhimin e saj me vajzat/gratë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Puna e saj është shumë diskrete por me shumë peshë dhe bujari. Njëkohesisht, angazhimi i saj për fëmijët e braktisur është gjthashtu një mision humanitar dhe shembull i famshëm. Zonja Pacolli të gjitha këto i benë me zemër e vullnet e asesi për aplaudime e as për reklamë. Thjeshtë, për humanizem per popullin e Kosovës. Mbetemi me shpresë se Shkolla e Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Gjenevë do te vazhdojë të bashkëpunojë me zonjën Pacolli; e kjo na bën të privilegjuar."

Image

Në cermenoninë e dhënies së çmimif të nderit «Doktor/Master Honoris Causa» çiftit Pacolli morën pjesë, pos stafit nga Shkolla e Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Gjenevë (Geneva School Of Diplomacy & International Relations), edhe ambsadorë dhe përfaqësues nga Misioni Shqiptar në OKB, ambasadorë e diplomatë nga RMV dhe Kosova. Prezentë ishin HE Vasilika Hysi, Ilir Neza, HE Teuta Agai-Demjaha, Rexhep Bajrakatri, Bukurije Gjonbalaj etj.

Pjesë e këtij organizimi, dhe pjesë e stafit akademik të shkollës, ishte/është edhe Adnan Beqiri nga Kosova. Për pothuajse 11 vite tani, z.Beqiri është ligjërues dhe Menagjer Akademik i Shkollës së Diplomacisë në Gjenevë. Kontributi i tij për këtë organizim të ceremonisë së diplomimit dhë ndarjes së këtij çmimi, si dhe për mbarëvajtjen e proceseve akademike ishte krucial. Ky kontribut i tij u vlerësua dhe u potencua disa herë sot gjatë fjalimeve të studentëve nga vende të ndryshme të botës.

Para Pacollit, çmimi “Honoris Causa” ju kishte ndarë Mandelas, Rugovës, Sadaka Ogatas, Angela Merkelit, Kofi Annanit, dhe personaliteteve të tjera botërore që i kontribuan paqës, stabilitetit dhe avancimit të proceseve demokratike në botë.

Në fund, për çiftin Pacolli, studentët e sapodiplomuar, dhe mysafirët e tjerë, u shtrua një darkë.



Të ndryshme
Më shumë