TV LIVE
Nga Rajoni
27 June 2024
Abdixhiku njofton për hapjen e një QMF-je: Peja, model i qeverisjes sonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për hapjen e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare 3, në Pejë.

Ai tha se Peja është model i qeverisjes së LDK-së, teksa shtoi se kjo QMF do t’i mbulojë tre lagje të qytetit; ato Karagaq, Kapeshnicë e Zatra.

“Peja, model i qeverisjes sonë! Këtë mëngjes, në Pejë, së bashku me kryetarin e komunës Gazmend Muhaxheri, bëmë përurimin e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare 3, në Pejë. Kjo qendër, moderne në pamje e përmbajtje, do t’i mbulojë tre lagje të qytetit; ato Karagaq, Kapeshnicë e Zatra. Aty do të ofrohen shërbimet e mjekësisë familjare, të stomatologjisë, gjinekologjisë, vaksinimit sikurse dhe shërbimet laboratorike. Qendra është financuar, projektuar dhe ekzekutuar vetëm nga Komuna e Pejës, pa asnjë ndihmesë nga institucionet tjera. Të tilla qendra, model i standardeve më të larta, 50 sosh, në programin politik ‘Rruga e Re’ janë paraparë të ndërtohen nëpër Kosovë! “, tha Abdixhiku.



Të ndryshme
Më shumë