TV LIVE
ShowBiz
27 June 2024
71-vjeçarja bën histori, thyen barrierat e moshës pasi shpallet Miss Teksasi

Një 71-vjeçare ka bërë histori duke kaluar nëpër skenën e konkursit të “Miss Texas”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është Marissa Teijo, e cila mori duartrokite të forta dhe brohoritje gjatë parakalimit të saj.

Sipas mediave amerikane, Teijo është garuesja më e vjetër që ka konkurruar ndonjëherë në këtë konkurs. Por nuk është vetëm mosha e saj që theu barrierat në botën e këtij konkursi.

71-vjeçarja është gjithashtu e martuar, nënë dhe e divorcuar më parë. Të gjitha këto kritere deri para një viti do të ishin të mjaftueshme për një skualifikim të menjëhershëm.

Mirëpo, fatmirësisht, për Teijo rregullat ndryshuan vitin e kaluar. E lindur në vitin 1952, ajo u rrit në një fermë pambuku dhe misri, në një qytet të vogël në Teksasin Veriperëndimor.

71-vjeçarja tha se në fermë rrënjosi dashurinë për të qenë aktive. Si e rritur, Teijo tha se vraponte, ushtronte në palestër dhe madje filloi të garonte në kompeticionet e bodybuilding kur ishte 40 vjeç.

Pas përfundimit të konkursit, gra të të gjitha moshave e prisnin në hollin e hotelit Hilton Houston Post Oak, duke e mbushur me lëvdata dhe vlerësime. Ajo tha se komentet pozitive kanë vërshuar gjithashtu në faqet e saj në “Instagram” dhe “Facebook”.



Të ndryshme
Më shumë