TV LIVE
Nga Rajoni
26 June 2024
Divorci Meta-Kryemadhi, konflikt apo marrëveshje? Gazetarja: Sakrificë për të shpëtuar familjarët e tyre

Ilir Meta njoftoi pak ditë më parë divorcin nga Monika Kryemadhi, bashkëshorten e tij dhe partneren politike prej rreth 30 vitesh, me të cilën ka edhe tre fëmijë. Për këtë çështje u diskutua mbrëmjen e së martës në emisionin “360 gradë” të gazetarit Artur Zheji, ku të ftuarit e cilësuan si një skenar.

Gazetarët Dritan Laçi dhe Anduena Llabani dhe avokatja Enida Bozheku e cilësuan si një skenar për të shpëtuar pasurinë e tyre.

Gazetarja Llabani tha se divorci është një sakrificë që bën çifti për të shpëtuar disa familjarë të tyre, që sipas të cilës, janë në proces hetimor nga SPAK-u.

Anduena Llabani: Nuk besoj se është e vështirë për të kuptuar se pas këtij divorci është një sakrificë që bën çifti për të shpëtuar familjarët dhe po flas për dy familje, qoftë nga Meta dhe Kryemadhi.

E kanë menduar para nesh se nuk mund të jenë të dy në burg. Nuk mund të lënë çka kanë vendosur në këto vite në mëshirë të fatit. Deri vonë kemi parë statuset e tyre që dëshmojnë dashurinë mes njëri-tjetrit.

Situata juridike, kushtet ku ndodhen sot çifti i divorcuar, është një manovër shumë e mirë. Kush e njeh çiftin në fjalë, e di shumë mirë që kjo është një lojë e arsyeshme për ta. Kemi një hetim që nuk përfshin vetëm zotin Meta apo zonjën Kryemadhi.

E thashë që ky është një divorc për të shpëtuar gjithë familjet e tjera. Janë 3-4 familje që janë njerëz të zonjës Kryemadhi dhe të zotit Meta që do të futen dhe janë futur në proces hetimor. Kemi edhe personazhe publikë që janë futur në proces hetimor.



Të ndryshme
Më shumë