TV LIVE
Nga Bota
26 June 2024
Moti i keq godet Italinë/ Përmbytje dhe lumenj të dalë nga shtrati, një i vdekur

Moti i keq ka prekur Italinë, duke shkaktuar një viktimë. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në zonën e Parmës, një 85-vjeçar humbi jetën pas vërshimit të përroit të Terminës.

Trupi i tij u gjet nga zjarrfikësit rreth orës 20:00 në Lido Valtermina, në komunën e Traversetolo.

Moti i keq ka shkaktuar edhe përmbytje të disa përrenjve dhe kanaleve. Lumenjtë dolën nga shtrati, nga Apeninet në fushën midis Modenës dhe Piacenza, ku është dhënë alarmi i kuq, duke detyruar evakuimin e personave të rrezikuar.

Dhjetëra rrugë janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut dhe balta në kodra dhe male, ndërsa përmbytje janë shënuar në katet e poshtme të banesave dhe janë shembur ura të vogla.



Të ndryshme
Më shumë