Me rastin e ditëlindjes së mbretit Karl, banda muzikore nga Mbretëria e Bashkuar vizitoi Beratin.
Me instrumentet tradicionalë ata luajtën dy pjesë në nder të Mbretit në lagjen Mangalem.
Bandës britanike iu bashkua dhe banda e qytetit ku së bashku luajtën pjesë të ndryshme duke përfshirë dhe ato tradicionale të Beratit.
Atmosfera e krijuar u shijua nga banorët dhe turistët e shumtë.
Aktiviteti i sotëm u bë i mundur falë mbështetjes nga Ambasada Britanike. atsh/A.K./TemA