TV LIVE
Kuriozitete
25 June 2024
QEVERIA, NDRYSHIMI DHE BE – JA.

Nga Çlirim Iseni

Maqedonia e Veriut që nga pavarësia e saj më 8 shtator 1991 e deri më sot ka pasur shumë qeveri të ndryshme por me një qëllim të njëjtë: gjyqësorë të pavarur, barazi për të gjithjë dhe aderimin e shtetit në BE. Çdo cikli zgjedhor i ka paraprijë ky qëllim, por për fat të keq pas përfundimit të zgjedhjeve ky qëllim është vendosur në harresë, ose është përmendur vetëm atëher kur na ka kritikuar BE – ja dhe SHBA -ja. Edhe gjatë vërejtjeve të dhëna nga shtetet perëndimore politikanët vendas gjenin arsye për ta mbuluar dështimin e tyre si psh: vetoja e Greqisë përbën problem për tu antarësuar shteti ynë në BE, kushtet e shtetit bullgar, dhe më qesharakja ishte mbulimi i dështimit me arsyen e konflikteve nëpër botë. Qytetarët për çdo ndryshim votonin dhe kështu ndodhte edhe ndryshimi i qeverisë, por mentaliteti i politikanëve mbetej i njëjtë, premtime të mëdha para çdo cikli zgjedhor dhe realizim shumë pak. Korrupsioni lulëzonte në çdo qeveri dhe ky korrupsion krioji edhe Prokurorinë e famshe që nga qytetarët u prit si e vetmja shpresë për ta luftuar krimin dhe korrupsionin, por që në fund Prokuroria Speciale Publike u largua si turpi më i madh që i ka ndodhur shtetit. Sa i përketë barazisë për të gjithë njerëzit më 2001 ndodhi dhe konflikti i armatosur sepse deri atëherë te drejtat e shqiptarëve ishin të nëpërkëmbura nga institucionet. Por sa u zbatuan në praktikë të drejtat e shqipëtarëve? Në letër aq mirë janë të shkruajtura të drejtat e shqipëtarëve sa që as edhe vendet perëndimore nuk i kanë ato të drejta, por në praktikë duhet bërë ende punë. Antarësimi i vendit në BE është ëndërr e çdo qytetari dhe prioritet i çdo qeverie, por ama çdoherë fajin na e kanë shtetet fqinje sepse ato na vendosin kushte dhe veto dhe kjo bëhet pengesë për politikanët tanë që të mos munden ti realizojnë premtimet dhe reformat që i kanë premtuar qytetarëve. A nuk do të ishte mirë që të mos mirreshim shumë me kushtet e shteteve fqinje por fokusin ta vendosnim tek punësimi jo partiak, reformat në gjyqësorë, të drejta të barabarta për të gjithë, paga më të larta, etj? Sigurisht që do të ishte shumë mirë, sepse atëherë shtetet perëndimore do të bënin presion të madh por jo ndaj nesh, por ndaj atyre që vendosin kushte për antarësimin tonë në BE. Sepse atëherë edhe shtetet perëndimore do të na kishin zili sepse jemi të aftë që punët tona ti rregullojm vetë pa mos na ndihmuar BE – ja dhe SHBA – ja, dhe atëherë do të ishim aleatë i besueshëm i vendeve perëndimore. Por qeveritë tona nuk e mendonin kështu, ato shihnin vetëm që të bëhen milionera dhe mendonin se qytetarët do ti gënjejnë me çështje etnike, por harruan një gjë: nëse dikur qytetarët derdhnin gjak për të drejtat e tyre, tani nuk derdhin gjak për të shpëtuar milionat e politikanëve, gjykatësve dhe prokurove. Çdo parti në zgjedhje premtonte ndryshime të mëdha por kur ulej në kolltukun qeveritar popullin e harronin dhe opozita në vazhdimësi e kritikonte qeverinë për zhgënjim të qytetarëve, mos zbardhje të rasteve të montuara, krimi e korrupsioni, etj. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me përbërjen e re qeveritare dhe është normale në shtetet demokratike që opozita të kritikoj pushtetin. A mund që të ndodh e kundërta, që pushteti të mos i lërë hapësirë opozitës për ta kundërshtuar? Sigurisht që mundet, por jo duke mos e lërë opozitën që të shpreh mendimin e saj, por duke i realizuar premtimet e dhëna para qytetarëve. Partitë e kërkuan ndryshimin e madh nga qytetarët dhe populli u’a mundësoi ndryshimin, por a do të jetë e aftë kjo qeveri që ta realizojë atë ndryshim ose dhe kjo qeveri si të tjerat sa të ulet në kolltukun qeveritar do të shoh që të bëhet milionere. A do të arrijë kjo përbërje qeveritare ta këthejë besimin e qytetarëve në gjyqësorë dhe prokurori, ose do të duhet që si në rastin e Shqipërisë të intervenojnë ndërkombëtarët dhe të krijojnë një SPAK edhe në Maqedoni të Veriut? A do të arrijë kjo qeveri që shtetin ta çojë përpara drejt BE – së ose do ta kthejë pas në vitet e ’90- ta? A do të ketë masa për punësime jo partiake dhe jo etnike, por vetëm sipas meritës dhe a do të ketë hapa konkret për ndalimin e eksodid masovik të të rinjëve, ose politikanët njëjtë si të tjerët do të numërojnë milionat dhe për popullin nuk do të u intereson aspak? Këto dhe shumë pytje tjera janë hija që do ta ndjeki pas këtë qeveri, e cila nëse arrin që tu përmbahet me sukses premtimeve të saja atëherë popullin do ta ketë çdo herë pas saj. Por nëse kjo përbërje qeveritare vazhdon punën e njëjtë si të paraardhësve të tyre, të cilët popullin e harronin sa vinin në qeveri dhe mendonin se populli do ti votojë përsëri atëherë le ta dinë se e kanë gabim. Sepse populli si që i dënoi me votë ato do t’i dënojë edhe këto, sepse së fundmi 4 vite janë të pushtetarëve por një ditë është e popullit dhe kjo është dita e zgjedhjeve. Ditë kjo që populli të vlerëson për punën e bërë ose të dënon për zhgënjimin që ja ke bërë.



Të ndryshme
Më shumë