Kristjan Cenaj i akuzuar për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Kurbin, rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.
Prokuroria e Lezhës ka kërkuar këtë masë duke dhënë në gjykatë konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë çështje. Do të jetë trupa gjykuese e cila do të vendosë, për fatin e 31-vjeçarit Cenaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej muajit tetor të vitit 2022, kur u arrestua.
Cenaj vrau dhe groposi 16-vjeçarin, Mariglen Gjonaj për t’i grabitur orën Rolex, ngjarje e ndodhur në vitin 2015 në Kurbin. Eshtrat e 16-vjeçarit u gjetën në 2022.