Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur krenare me arritjet që sipas saj kanë treguar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë Së Kosovës (FSK) nëpër akademitë, kolegjet dhe qendrat profesionale ushtarake amerikane më prestigjioze në botë.
“Përgjatë javëve të fundit, vajzat dhe djemtë e Forcës sonë të Sigurisë dëshmuan përkushtim dhe rezultate të jashtëzakonshme në akademitë, kolegjet dhe qendrat profesionale ushtarake amerikane më prestigjioze në botë”, ka shkruar Osmani në një status në Facebook.
“Krenarë me Agron Muratin, Alban Bujupin, Alban Bunjakun, Albert Kuçin, Albin Bytyçin, Andrin Vuthaj, Arbnor Haxhanin, Shpresa Gashin, Vesa Ibrahimin dhe shumë e shumë të reja e të rinj, të cilët personifikojnë të ardhmen e FSK-së!”, ka shkruar tutje Osmani.