Stuhi të forta breshëri goditën fshatrat e Thesalisë dhe Fthiotidës perëndimore të dielën pasdite.
Në Fthiotidë fenomeni ka qenë më intensiv në fshatrat Tymfristos, deri në Vardousia.
Gjithashtu edhe juglindja e vendit tonë u prek nga fenomenti me reshje të dendura breshëri që u raportuan në Kolonjë.
Siç raportojnë mediet greke, fshatrat e Aspropotamos u zbardhën nga breshëri, ndërsa temperaturat pësuan rënie të ndjeshme.
Si shpjegohet fenomeni i breshërit në mes të verës?
Stuhitë me breshër janë një fenomen i shpeshtë në Greqi në fund të pranverës dhe në fillim të verës, pasi masat ajrore relativisht të ftohta nga Evropa Veriore gjejnë shpesh një kalim drejt jugut.
Prania e masave të ftohta të gazit në atmosferë të kombinuara me ngrohjen intensive të tokës gjatë kësaj periudhe, krijojnë kushte paqëndrueshmërie. Paqëndrueshmëria shpesh çon në stuhi, disa prej të cilave prodhojnë breshër./vizionplus.tv