Gabriela Arapi e cila është çdo mbrëmje pjesë e “Top Arenës” në Top Channel ka treguar se një futbollist i Kombëtares që luan me Spanjës sot, e ka ngacmuar vazhdimisht në “Instagram”, por nuk preferon t’i thotë emrin sepse ai është në një marrëdhënie tjetër dhe nuk do që t’i prishë punë askujt.
Përsa i përket jetës së saj private, Gabriela pranon se është në një romancë dhe ndihet e lumtur.
Pjesë nga intervista:
Alesia Bami: Thuhet se një nga futbollistët e Kombëtares që luan me Spanjën, të ngacmon vazhdimisht në “Instagram”?
Gabriela Arapi: Po është e vërtetë, por nuk them emra. Nuk them emra sepse shumica e tyre janë të fejuar, të martuar, të lidhur dhe ky hyn në atë grup.
Alesia Bami: Dhe i bie që t’i prishësh punë, por jo se nuk je nga ato goca ti Gabriela. A vuan ti nga dashuria është pyejtja tjetër?
Gabriela Arapi: Jo, unë jam e lumtur, jam në një romancë.