TV LIVE
Sport
20 June 2024
PREMIER LEAGUELeicester City zyrtarizon trajnerin që pason italianin Enzo Maresca

Steve Cooper është emëruar trajner i Leicester City-t pas promovimit të “Dhelparave” në Premier League, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare. Uellsiani zëvendësoi Enzo Marescan, i cili u largua drejt Chelsea-t në fillim të këtij muaji.

“Jam vërtet i emocionuar dhe krenar që jam emëruar trajner i ekipit të parë të Leicester City-t. Ky është një klub fantastik me një histori të pasur dhe mbështetës të pasionuar,” tha ai.

“Jam i emocionuar që punoj me një skuadër kaq të talentuar dhe mezi pres sfidën për të arritur ambiciet tona të përbashkëta në Premier League”.

Cooper ishte më parë në krye të Nottingham Forest, skuadër që e promovoi nga Championshipi përmes play-off-it dhe e mbajti në Premier League.

Ai u shkarkua nga klubi i “Midlands”, pasi skuadra nuk po merrte rezultatet e kërkuara gjatë sezonit 2023/24 dhe ka qenë pa punë që dhjetori i kaluar.

44-vjeçari gjithashtu pati sukses te Swansea më herët në karrierën e tij menaxheriale, si dhe në formacionin e të rinjve të Anglisë, ku ai drejtoi ekipet U-16 dhe U17.

Ndeshja e tij e parë si trajner i “Dhelprave” do të jetë kundër Tottenham Hotspur në ditën e hapjes së sezonit 2024/25.



Të ndryshme
Më shumë