TV LIVE
Sport
18 June 2024
Austriakët akuzojnë arbitrin e ndeshjes me Francën: E pa i gjithë stadiumi

Franca mposhti Austrinë falë shkëlqimit të N’Golo Kantes në mesin e fushës. Por edhe për shkak të gabimit të referëve, pretendojnë austriakët.

Franca fitoi 1:0 të hënën mbrëma, falë një autogoli. Por sipas selektorit të Austrisë, Ralf Rangnick, përfaqësueses së tij i është mohuar një goditje nga këndi para aksionit që solli golin.

“Gjithë stadiumi e pa, pos katër arbitrave. Është e pabesueshme që arbitrat nuk u sinjalizuan që duhej të ishte korner. Dhe nuk po flas për VAR-in, pasi nuk ishte situatë ku VAR-i mund të ndërhyjë”, ka thënë Rangnick pas ndeshjes.

“Natyrisht mund të thoni që kanë kaluar 90 sekonda nga pritja e portierit dhe goli. Por nëse do të sinjalizohej për korner, situata mund të ishte ndryshe. Nuk mund ta kuptoj këtë. Nëse portieri nuk do të ndërhynte do të ishte gol. Si mund të mos jepet korner?”, ka shtuar selektori austriak.

Austria është vlerësuar për paraqitjen, por nuk u shpërblye me pikë.

Rangnick ka pasur ankesa edhe për pesë kartonët e verdhë për lojtarët e tij, ndërsa francezët morën vetëm dy. Por selektori i Francës, Didier Deschamps ka theksuar se austriakët kanë merituar edhe më shumë kartonë.



Të ndryshme
Më shumë