TV LIVE
Sport
14 June 2024
Dortmundi, kuq e zi! Mediat e huaja: Nesër në stadium 50 mijë shqiptarë për Kombëtaren kundër Italisë! Tifozë italianë vetëm 10 mijë

UEFA dhe autoritetet gjermane po përgatiten që në Dortmund të presin 50,000 tifozë shqiptarë, të cilët do të ndjekin ndeshjen e së shtunës kundër Italisë, e para për skuadrën kuqezi në kampionatin europian që starton sot zyrtarisht kundër Italisë në Dortmund.

Referuar medias sportive amerikane ESPN,  tifozët shqiptarë përbëjnë kontingjentin më të madh udhëtues të cdo skuadre tjetër, përveç vendit pritës.

Signal Iduna Park, stadiumi vendas i Borussia Dortmundit, mban rregullisht mbi 81,000 spektatorë për ndeshjet e klubit, por gjatë kampionatit Euro 2024, ai do të ketë një kapacitet të reduktuar prej 62,000 vendesh dhe burime të UEFA-s kanë thënë për ESPN se një numër i madh biletash të seksionit neutral për ndeshjen hapëse të Grupit B janë blerë tashmë nga tifozët shqiptarë.  Ndërkohë, kampionia e Europës në fuqi, Italia pritet të mbështetet nga më pak se 10,000 tifozë për shkak se shumica dërrmuese e biletave janë blerë nga tifozët shqiptarë.

Në shkrim theksohet se “interesimi për ndeshjen e kombëtares në vendin e Ballkanit është aq i madh sa parlamenti i vendit për 10 ditë ka pezulluar punimet, për të mundësuar që mbi 100 ministra dhe parlamentarë të ndjekin ndeshjet e grupit B të ekipit shqiptar kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.



Të ndryshme
Më shumë