Aktorja Olta Gixhari është bërë nënë për herë të dytë e një djali. Aktorja ka publikuar një foto ku shihet me Amarin, djalin e madh si dhe bebushin e sapoardhur në jetë.
Gixhari është një nga personazhet më të komentuara në mediat rozë. Fama e saj ka ardhur gjithnjë në rritje.
Tashmë nënë e dy djemve, kujtojmë që Gixhari e ndau me të gjithë ndjekësit e saj lajmin e ëmbël se ishte në pritje të ëmbël për herë të dytë duke zbuluar edhe gjininë e fëmijës në një festë të madhe.
Ajo aktualisht ndodhet në spanjë, aty ku ka zgjedhur të jetë edhe vendlindja e djalit të saj të dytë.