TV LIVE
Nga Rajoni
13 June 2024
Rama: “Shota”, automjeti i parë ushtarak i blinduar “Made in Albania”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga automjeti i parë ushtarak i blinduar i prodhuar në Shqipëri.

Rama shprehet se “‘Shota’, automjeti i parë ushtarak i blinduar “Made in Albania” është një prodhim i ri i çikës sonë bulqizake Arjeta Puca dhe ekipit të saj fantastik të gocave profesioniste”.

“SHOTA, automjeti i parë ushtarak shqiptar, i lindur nga zemra e kombit tonë dhe krijuar nga forca e grave të jashtëzakonshme shqiptare. E fortë, sypatrembur, krenare – SHOTA mishëron frymën e inovacionit dhe fuqizimit,” shkruan kompania që ka prodhuar automjetin ushtarak.

“Shota” është një automjet i blinduar ushtarak i projektuar në Shqipëri për të përmbushur standardet më të larta ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.

Automjeti është i pajisur me teknologji të avancuar dhe mund të përdoret në një gamë të gjerë operacionesh ushtarake dhe civile, përfshirë transportin e trupave, operacionet e shpëtimit dhe misionet e sigurisë.

Kompania prodhuese ka theksuar se “Shota” është vetëm fillimi i një serie inovacionesh të reja në sektorin e mbrojtjes, me qëllimin për të fuqizuar industrinë ushtarake shqiptare dhe për të krijuar në vend mundësi të reja punësimi dhe zhvillimi profesional për të rinjtë dhe gratë. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë