TV LIVE
Sport
13 June 2024
MESSI ZGJEDH DY GOLAT E TIJ ME TË PREFERUAR TË TË GJITHA KOHËRAVE, SECILI KA PESHËN DHE RËNDËSINË E VETË

Lionel Messi ka zgjedhur tashmë dy golat e tij më të preferuar në histori, ku njëri është shënuar me fanellën e Barcelonës dhe tjetri me atë të Përfaqësueses së Argjentinës.

Ylli argjentinas gjatë karrierës ka shënuar mbi 800 gola me Barcelonën, Kombëtaren e Argjentinës dhe së fundmi me Inter Miaimin.

Megjithatë, Messi ka vendosur të zgjedh dy golat më të mirë, kur është pyetur së fundmi për golin e tij të preferuar.

“Goli im i preferuar? Epo, në fakt janë dy”, ka thënë fillimisht Messi për ESPN.

“Më i bukuri, mendoj, ishte ai kundër Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Bernabeu më 2011, dhe më i rëndësishmi – në finalen e Kupës së Botës në Katar”, përfundoi argjentinasi.

Për ata që mund të mos e kujtojnë golin e parë të cilit ai i referohet golit të fitores 2-0 në Bernabeu, kur argjentinasi dribloi të gjithë mbrojtjen e Real Madridit përpara se të kalonte topin pas Iker Casillas.

Goli i dytë me gjasë i referohet golit të tretë të Argjentinës në finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”, kur Messi shënoi pas një topi të kthyer nga portieri Hugo Lloris dhe argjentinasi dërgoi epërsinë në 3-2 në vazhdime.



Të ndryshme
Më shumë