Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Pritja shtetërore është para presidencës, ndërsa, Osmani ka shkruar se Kosova dhe Shqipëria bashkë në ditë të vështira e në ditë të mira.
Osmani ka postuar edhe një video ku ka shkruar është përjetësisht mirënjohës për të gjithë vizionarët, dëshmorët, martirët dhe aleatët e lirisë sonë.
Ndërsa, Begaj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, pritet t’i drejtohet deputetëve me një fjalim.