TV LIVE
Sport
12 June 2024
Sylvinho ‘kërcënon’ Italinë: Futbolli është i çmendur, çdo gjë mund të ndodhë

Sylvinho, trajneri i kombëtares së Shqipërisë, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera”, duke folur jo vetëm për ndeshjen kundër Italisë në Europian, por edhe marrëdhënien e tij me Roberto Mancinin, zëvendës i të cilit ishte tek Interi: “Në short mendova. Është një gjë e mirë që Roberto nuk është më në stolin e Italisë… (qesh)".

Çfarë keni dhënë dhe marrë nga Roberto Mancini?

Kam marrë shumë, ai është një trajner i mrekullueshëm. I njeh lojtarët, ka personalitet, lidership, qetësi. Shpresoj t’i kem dhënë diçka edhe unë.

Si mund ta dalloni një ekip të drejtuar nga Sylvinho?

Nga organizimi. Është thelbësore, veçanërisht nëse ke pak kohë për të punuar, si në një ekip kombëtar.

Ju fituat grupin kualifikues për Kampionatin Evropian, duke i habitur paksa të gjithë. Tashmë, në finale e shihni veten kundër Italisë, Spanjës dhe Kroacisë…

Nuk e kemi marrë keq këtë, duam të konkurrojmë me më të mirët. Jemi një kombëtare e re, në pjesëmarrjen tonë të dytë, pas asaj më 2016 me Gianni De Biasi në stol. Jemi rritur shumë, por kemi ende për të mësuar. Ne duam ta shfrytëzojmë këtë moment me përgjegjësi.

A është Italia favorite për të shtunën?

Është e drejtë të mendohet kështu, por futbolli është i çmendur, Çdo gjë mund të ndodhë.



Të ndryshme
Më shumë