TV LIVE
Sport
12 June 2024
Ronaldo me 2 gola mbrëmë paralajmëron kundërshtarët në Euro-n 2024: Po ndihem si 20-vjeçar!

Kombëtarja e Portugalisë mbrëmë shënoi fitore 3:0 në miqësoren e fundit para Euro-s 2024 kundër Irlandës.

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola mbrëmë duke konfirmuar formën e tij edhe pse në moshën 39-vjeçare, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, ylli i Al Nassr shprehi emocionet e tij për udhëtimin drejt Gjermanisë për ndeshjet e Euro-s 2024.

“Nuk kam edhe shumë vite në futboll, më duhet ta shijoj.

“Jam i dashuruar pas futbollit. Çdo ndeshje është speciale për mua, imagjinoni në Euro… me Portugalinë, është një ëndërr, sikur të jem 20-vjeçar”, u shpreh Cristiano Ronaldo

Kujtojmë se Portugalia është në grup me Republikën e Çekisë, Turqinë dhe Gjeorgjinë./Indeksonline/

 

 Cristiano Ronaldo: “I don’t have many years left in football… so, I have to enjoy it”.

“I’m in love with football. Every game is special, imagine at the Euros with Portugal, you feel proud… it’s a dream, like when I was 20”. pic.twitter.com/xPdKBp0A9q

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 11, 2024

​​​​​​​

  

 

 



Të ndryshme
Më shumë