TV LIVE
Nga Bota
11 June 2024
Rrëzohet aeroplani ushtarak rus Su-34, raportohet për viktima

Një aeroplan ushtarak rus Su-34 raportohet se është rrëzuar në rajonin malor të Osetisë së Veriut.

Si pasojë, ka gjetur vdekjen i gjithë ekuipazhi, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes më 11 qershor, shkruajnë mediat e huaja.

Aeroplani ishte duke kryer një fluturim të planifikuar stërvitor, sipas ministrisë së mbrojtjes.

Ministria pretendoi se të dhënat paraprake tregojnë se përplasja ishte shkaktuar nga një mosfunksionim teknik.

Ndërkohë kanalet ruse në Telegram raportuan se banorët dëgjuan një shpërthim pranë fshatit Gorny Dzuarikau në Osetinë e Veriut gjatë natës.

Su-34 rus është një aeroplan luftarak-bombardues me rreze të mesme të epokës sovjetike.

Ushtria ukrainase raportoi se ka rrëzuar disa avionë Su-34 në pranverën e vitit 2024.

Industria ruse e linjave ajrore vendase ka parë një rritje të konsiderueshme në aksidente dhe ulje emergjente që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në Ukrainë dhe vendosjes së mëvonshme të sanksioneve perëndimore.



Të ndryshme
Më shumë