Në ceremoninë e diplomimit të mbajtur në Universitetin Northwestern, një nga universitetet kryesore në SHBA, u mbajt një ceremoni ndryshe ku studentët që mbështesin Palestinën braktisën masivisht ceremoninë, raporton Anadolu.
Disa studentë të Universitetit Northwestern, të cilët reaguan ndaj mbështetjes së pakushtëzuar të SHBA-së për Izraelin dhe bashkëpunimit të shkollës së tyre me Izraelin, shprehën reagimet e tyre në ceremoninë e diplomimit.
Përderisa ceremonia po vazhdonte, dhjetëra studentë mbështetës të Palestinës u larguan masivisht dhe brohoritën parulla për Gazën dhe Palestinën.
Studentët, të cilët zhvilluan ceremonitë e tyre të diplomimit jashtë ambienteve të ceremonisë kryesore, i bënë thirrje Universitetit Northwestern, i cili bashkëpunon me administratën amerikane dhe izraelite në fusha të ndryshme, që t’i japin fund këtyre bashkëpunimeve.
Studentët që mbështesin Palestinën në ceremoninë e tyre që organizuan veçmas, lexuan emrat e palestinezëve që humbën jetën në Gaza.
Protestat në mbështetje të Gazës, të cilat nisën në shumë kampuse universitare në SHBA në muajin prill, zgjatën rreth 6 javë dhe gjatë kësaj periudhe, pothuajse në të gjitha universitetet kryesore të vendit u mbajtën protesta kundër Izraelit dhe SHBA-së.