TV LIVE
Sport
10 June 2024
Mjafton një gol, Argjentina mposht Ekuadorin në Chicago

Kombëtaret latine po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po përgatiten për Kupën e Amerikës.

Përfaqësuesja e Argjentinës ka zhvilluar ndeshje miqësore me Ekuadorin në Chicago, ku kanë marrë fitore me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante ku u zhvilluar në stadiumin Soldier Field në praninë e 60 mijë tifozëve.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Angel Di Maria, i cili u asistua nga Romero në minutën e 39-të për t’i siguruar fitoren argjentinasve.

Lionel Messi këtë ndeshje e nisi nga banka rezervë, derisa luajti për 35 minuta në pjesën e dyytë.

Ndeshjen e ardhshme Argjentina e zhvillon më 15 qershor ndaj Guatemalas, derisa në Copa America ndodhet në Grup me Kanadanë, Kilin dhe Perunë.



Të ndryshme
Më shumë