TV LIVE
Nga Rajoni
8 June 2024
Të huajt, banesa me qira në Gjirokastër, rriten ditët e qëndrimit të vizitorëve në qytetin e gurtë

Shumë turistë të cilët preferojnë të vizitojnë qytetin e gurtë për disa ditë pushimi, kohët e fundit po zgjedhin edhe të banojnë në Gjirokastër.

Agjentë imobilarë pohojnë se dhënia me qira afatshkurtra të banesave, kryesisht në lagjet e poshtme të qytetit po njeh një rritje nga viti në vit.

“Për me qira më shumë është pjesa e Greqisë, pra shtetas qoftë grek qoftë shqiptar me banim dhe duke u rikthyer. Ka shumë të huaj në qytetin tonë”, shprehet agjentja.

Aktualisht një problematikë që agjentë imobilarë ngrenë është se ka mungesë të shitjeve të apartamenteve në lagjen 18-shtatori, pasi pronarët po preferojnë t’i nxjerrin në dhënie me qira ditore.

Nuk ka shumë shitje, është reduktuar dukshëm. Arsyeja është se të gjitha këto vendosen në Booking dhe familjet gjirokastrite që duan të kenë shtëpinë e tyre re për të jetuar, qoftë me qira apo për ta blerë, e kanë shumë të vështirë”, shprehet agjentja imobilarë.  

Gjirokastra tashmë është kthyer në një ndër qytetet që po tërheq gjithnjë e më tepër vizitorë vendas e të huaj, të cilët kanë mundësi të njihen me bukurinë, traditën e kulinarinë që qyteti i gurtë ofron.

Gazetare: L.Fili



Të ndryshme
Më shumë