Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen, është sulmuar ditën e sotme në rrugë në Kopenhagen. Mediat e huaja raportojnë se kryeministrja u largua pas një sulmi nga një burrë në qendër të Kopenhagenit dhe nuk kishte shenja të jashtme dëmtimi.
“Kryeministrja Mette Frederiksen u sulmua të premten në mbrëmje në Kultorvet, në Kopenhagë nga një burrë që u arrestua më pas. Kryeministrja është e tronditur nga incidenti,” tha zyra e saj në një deklaratë pa dhënë detaje të mëtejshme.
Policia dhe shërbimi i inteligjencës dhe sigurisë kombëtare të Danimarkës konfirmuan incidentin, por nuk pranuan të japin më shumë detaje.
“Mette është natyrshëm i tronditur nga sulmi. Më duhet të them se ai na trondit të gjithë ne që jemi afër saj”, ka shkruar ministri danez i Mjedisit Magnus Heunicke në platformën X.