Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj, Jeton Dedushaj dhe Enver Dobraj në përvjetorin e rënies.
Haradinaj ka thënë se vepra e tyre është burim frymëzimi për brezat.
“Vepra madhështore e luftëtarëve të lirisë, është burim frymëzimi për brezat dhe motiv për të punuar më shumë për shtetin dhe Atdheun. Sot, në Qershorin e Lirisë, kujtojmë heroizmin e disa prej luftëtarëve më të zotë që njoha gjatë përpjekjeve tona për liri e çlirim: Burim Mustafaj, Shpend Malaj, Jeton Dedushaj dhe Enver Dobraj”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se ata thyen kufirin disa herë dhe prinë në qindra aksione.
“Burimi priu në qindra aksione e beteja dhe Shpendi që theu kufirin me dhjetëra herë për të sjellur armët e lirisë, që të dy nga Gllogjani. Jetoni sypatrembur nga Malësia e Madhe, Enveri i shumë betejave e aksioneve luftarake nga Carrabregu”, është shprehur Haradinaj.
Haradinaj ka kujtuar edhe Zeqir Nimanaj në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta.
“Në këtë ditë historike e plotë lavdi, po ashtu në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtoj bashkëluftëtarin Zeqir Nimonaj, njeri i dashur e shpirtmadh! Ëndrrat e tyre u jetësofshin!”, ka përfunduar Haradinaj.