TV LIVE
Teknologji
6 June 2024
As iPhone dhe as Samsung, telefoni më i shitur është dashuria jonë e parë

Para se iPhone dhe Samsung të bënin namin, ishte një tjetër mbret i tregut të telefonave: Nokia. Ato duart që bashkoheshin kur ndizej, ajo kutia e mesazhit si zarf, mesazhet pa emoji, vetëm me fjalë apo ajo loja me gjarpër në ekranin bardhezi, nuk harrohen. Ishte koha kur të gjithë donin një telefon dhe tregu ishte i kufizuar, pra pa shumë opsione.

Nokia 1100 është modeli më i shitur e telefonave i të gjitha kohërave. 250 milionë pajisje të shitura. I tregtuar që nga viti 2003, ai ka karakteristika që sot duken pothuajse parahistorike: pa kamera, ekran bardh e zi, bateri e lëvizshme dhe peshë prej vetëm 96 gramësh. As iPhone dhe as Samsung, telefoni më i shitur është dashuria. Nuk ka dalë nga tregu. Ende sot mund të blihet me çmime që variojnë nga 20 deri në 50 euro.



Të ndryshme
Më shumë