TV LIVE
Nga Rajoni
5 June 2024
Media britanike: Tirana, kryeqyteti mahnitës shqiptar i mbushur me histori

E përditshmja britanike “Bristol Live” i ka kushtuar një shkrim Tiranës dhe aktiviteteve kulturore dhe jetës energjike që ajo ofron.

Një kryeqytet i gjallë dhe plot ngjyra në Ballkan i është shtuar listës së destinacioneve ku turistët nga Bristoli mund të fluturojnë drejtpërdrejt, ajo drejt Tiranës në Shqipëri, shkruan media britanike.

Nëse doni një destinacion të bukur larg plazhit dhe turmave, atëherë Tirana në Shqipëri mund të jetë destinacioni për ju.

Me një bollëk arkitekturash dhe parqesh të bukura, ka shumë gjëra për të bërë në Tiranë, duke e bërë atë pushimin e përsosur të qytetit për verën.

Mund të zhvilloni një vizitë të shkëlqyer në Bunk'Art 1 , një bunker anti-bërthamor i ndërtuar nga qeveria komuniste, i cili tani është një qendër historike dhe arti.

Kur vizitoni Shqipërinë dhe veçanërisht Tiranën, është mirë të njiheni pak me historinë e Shqipërisë. Dhe muzeu Bunk'Art 1 është një nga vendet më të mira për t'u njohur me të kaluarën e Shqipërisë.

Një tjetër vend brilant që rekomandohet të vizitohet është teleferiku i Dajtit, i cili ofron pamje mahnitëse të qytetit nga maja e malit të Dajtit.

Ballkoni i malit të Dajtit është një vend relaksi dhe argëtimi. Mund të gjeni restorante të ndërtuara pikërisht në majë të shkëmbit malor. Kështu që ju keni pamje të bukur të qytetit të Tiranës, ndërsa hani drekën tuaj dhe pini një gotë verë.

Nëse ju pëlqen të endeni përreth dhe të eksploroni atëherë Sheshi Skënderbej u lejon vizitorëve të eksplorojnë lehtësisht qytetin dhe një sërë monumentesh.

/rtsh.al/



Të ndryshme
Më shumë