TV LIVE
Sport
5 June 2024
LEGJENDA E REAL MADRIDIT MERR POZITË TË RËNDËSISHME TE AL NASSR

Al Nassr nuk po përforcohet vetëm me futbollistë, por edhe në klub në pozita shumë të rëndësishme me ikona të futbollit evropian.

Një tjetër legjendë e Real Madridit ka zbarkuar te Al Nassr dhe fjala është për ish-kapitenin Fernando Hierro që ka marrë pozitën e drejtorit sportiv.

Ish-mbrojtësi spanjoll ka pasur 602 paraqitje me Los Blancos ku ka shënuar 102 gola, karrierën do ta vazhdoj te Al Nassr si drejtor sportiv.

Që nga përfundimi i karrierës si futbollist, Hierro ka mbajtur pozita të ndryshme drejtuese si drejtor sportiv i Spanjës, për një periudhë trajner në vitin 2018, asistent trajner te Real Madridi, trajner te Real Oviedo si dhe drejtor sportiv te Malaga dhe së fundmi te skuadra meksikane Chivas.

Al Nassr e kanë zyrtarizuar afrimin e Hierros me një postim në rrjetet sociale ku ia kanë dëshiruar fat dhe punë të mbarë.

“Jemi të emocionuar të shpallim ikonën spanjolle, Fernando Hierro, si drejtori i ri sportiv i Al Nassr! Mirë se vjen, Fernando”, ka shkruar Al Nassr.



Të ndryshme
Më shumë