Rreth një muaj më parë, Kiara dhe Luizi u bënë prindër për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë.
Luna Mari është emri që cifti i njohur ka zgjedhur për vogëlushen e ardhur në jetë në muajin prill.
Ndërkohë që pak dite me parë Luna festoi një mujorin e lindjes, ish-banorët e Big Brother Vip kanë vendosur që të zbulojnë për herë të parë imazhin e saj.
Luizi dhe Kiara publikojnë shpesh herë momente të ëmbla me vogëlushen por ky i postuar mbrëmjen e sotme me siguri do iu shkrijë zemrat.
Në videon e publikuar nga Kiara, Luizi shfaqet teksa e ushqen Lunën me qumësht me biberon. Por jo vetëm kaq, Luizi bisedon me vogëlushen, me fjalët më të ëmbla.